Aktualitet

Paketa antikrizë, paga minimale bëhet 34 mijë lekë/Rritet çmimi i energjisë!

Kryeministri Edi Rama sapo prezantoi paketën e dytë anti-krizë. Shefi i qeverisë tha se do të rriten pagat për administratën, punonjësit e policisë së shtetit e të burgjeve. Nuk do të ketë rritje të çmimit të biletës së autobusit.

Do t’i rrisim përsëri pagat e mësuesve dhe mjekëve. Do të rrisim pagat për administratën dhe do të rrisim po ashtu pagat për Policinë e Shtetit e të Burgjeve, edhe këto, trupa që kishin mosrritje pagash prej disa kohësh. Ndërhyrja tjetër do të jetë edhe rritja e pagës minimale. Nga 32 deri në 34 mijë lekë. Më këto ndërhyrje besojmë se në aspektin financiar përmirësojmë paketat e natyrës një pako për dy apo për tre muaj  dhe krijojmë një bazë të rëndësishme të zgjeruar rezistence të të gjitha këtyre kategorive, në raport me situatën e inflacionit. Me laps në dorë, garantojmë mosrënien dramatike të fuqisë blerëse. Qëndrojmë në tre pika që kishte paketa tjetër, në të njëjtën qasje mbështetja për naftën pa taksa për fermerët, për TVSH-në e peshkimit, për mosprekjen e çmimit të biletës së transportit.

Çmimi i energjisë do të jetë 42 lekë kilovati për të gjithë ata që shpenzojnë mbi 800 kwv. Ministrja e Energjisë, Belinda Balluku:

Kriza sa po vjen dhe thellohet, duhet të marrim masa konkrete. Jemi munduar ta shtyjmë më shpresën që të kishte ulje. Kemi arritur rekord të çmimit, rreth 8 herë më i lartë. Do të shpallim një paketë sa i përket krizës energjetike. Paketa e fashës 800 megavat i përket një grupi shumë të vogël abonentësh. Mbi 96% e abonentëve familjarë konsumojnë nën 800 kwh.

Janë të gjitha pajisjet shtëpiake më një aktivitet normal gjatë muajit. Të gjithë qytetarët mund t’i referohen. Duke vendosur fashën 800 kilovat ne do të kursejmë 100 milion euro deri në dhjetor 2023 dhe presim të ulim me 2% konsumin e energjisë. 35 lekë është çmimi, plus 7 lekë tarifa e shpërndarjes e në total shkon 42 lekë kilovati kur kalohet 800 kwv. Më 31 dhjetor do të vendoset çmimi i ri për fashën.