Aktualitet

Parlamenti që në mëngjes me diskutime për pr/Buxhetin 2022 e Paketën Fiskale/ Sot miratimi!

Kuvendi është mbledhur sërish ditën e sotme ku do të vijojnë diskutimet për paketën e re fiskale dhe projektbuxhetin 2022, që është miratuar parimisht në komisionet parlamentare. Seanca u shoqërua nga debate e përplasje të forta mes qeverisë dhe opozitës.  Kryeministri Rama tha dje se ky është një buxhet që nuk ka lënë asnjë sektor apo shtresë sociale pa mbështetje. I menjëhershëm ka qenë reagimi i Lulzim Bashës, i cili akuzoi se Qeverinë se e ka vënë Buxhetin 2022 në shërbim të klientëve të saj. Diskutimet në seancën maratonë u mbyllën pas gati 11 orësh, ndërsa po vijojnë edhe  sot. Projektbuxheti i vitit 2022 parashikon të mblidhen 536.8 miliard lekë, si dhe shpenzime, në vlerën 637.6 miliard lekë.

Sa i takon Paketës Fiskale, ndryshon ligji për TVSH-në, ku hiqet kompensimi 6% për fermerët, rivendoset taksa 10% për inputet bujqësore dhe vendoset tavan i ri për investimet në bujqësi, që përjashtohen nga pagesa e TVSH-së. Vetëm nga ndryshimet fiskale të propozuara, pritet të mblidhen 5.2 miliard lekë dhe të rritet formalizimi i ekonomisë. Ndryshimet e propozuara dhe buxheti pas miratimit sot në parim në Kuvend do të zbresin përsëri për t’u shqyrtuar dhe miratuar nen për nen në komisionet parlamentare.

Deputetja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri u ndal kryesisht në fushat e shëndetësisë dhe politikës sociale. Teksa foli për pagën e mjekëve, Pampuri kërkoi ndryshim drastik për pagën.

Nuk ka një zë në buxhet sa i përket rimbursimit të paketës së ilaçeve. Eshtë paketë shumë e varfër. Nuk flisni për qytetarët që janë kuruar e nuk kanë para’, pasi janë futur në borxhe. Asnjë parashikim për këtë kategori. Shumë pensionistë me sëmundje kronike nuk mbështeten. Rezulton se janë paguar 6 milion euro nga Buxheti i Shtetit, për shërbime të pakryera e kjo lidhet me checkup-in e famshëm, që nuk hoqët dorë. Folët për rritjen e pagave të mjekëve, por mbetet një mision i pamundur. Ose hajde e thuaj këtu paga e mjekëve  1 -1.5 milion e mos flisni me përqindje! Se e dinë shumë mirë sa rriten pagat! Kemi përmendur vetëm një rresht për ish-të përndjekurit. Këtu vini dhe luani teatër e kërkoni të zhvendosni vëmendjen, po luani me bukën e qytetarëve!