Aktualitet

Pako e dyshimtë në zonën e plazhit, alarmohet policia në Vlorë!

Një pako e dyshimtë është gjetur sot në zonën e plazhit në Vlorë, duke ngritur kështu në këmbë policinë. Pakoja e zezë, e mbështjellë me plastmas, është pikasur nga kalimtarët rreth orës 14:40, në lagjen “1 Maji”.

Grupi hetimor me ekspertët përkatës po kryejnë veprimet e mëtejshme për zbulimin dhe përcaktimin e përbërjes së saj.

NJOFTIMI I POLICISE

Më datë 25.04.2022, rreth orës 14:40, në lagjen ” 1 Maji”, Vlorë, në zonën e plazhit të vjetër është konstatuar një pako e vogël, e zezë, e mbështjell me plasmas me ngjyrë të errët.

Grupi hetimor me ekspertët përkatës po kryejnë veprimet e mëtejshme për zbulimin dhe përcaktimin e përbërjes së saj.

Shërbimet e policisë kanë marrë masa duke vendosur perimetrin e sigurisë.