Celebrities Gossip Showbiz

Paloma mendon se Ardit Çuni është homoseksual, përgjigja e tij e ashpër prish marrëdhënien e tyre!

Debatet duket se nuk kanë të ndalur në “Big Brother VIP”! Nga dita në ditë banorët ndiejnë konkurrencën mes tyre dhe kjo gjë shton edhe më shumë zënkat mes tyre. Kjo mesa duket po ndodh edhe mes ‘shoqërive të mira’. Deri diku dukej se Paloma me Arditin po shkonin mirë, pasi shpesh bënin thashetheme për banorët e tjerë, por këtë herë kanë qenë ata të dy që i janë kundërvënë njëri-tjetrit.

Kanë mjaftuar disa ngacmime tendencioze nga ana e Palomës rreth seksualitetit të Ardit Çunit që kanë nxitur debat mes tyre, një debat që duket të ketë zgjatur dhe ka shkaktuar ngritje tonesh të zërit mes palëve.

Paloma: Nëqoftëse ty të djeg të tjerëve si djeg…

Arditi: Po ç’lidhje ka më djeg. Më plasi tr*** mua për kureshtjen e askujt. 

Paloma: Nuk ishte tendencioze, nëqoftëse të djeg ty lale, mbaje. As ma ha fare. Nëqoftëse të djeg dhe ke ndonjë gjë me tregu dhe s’e ke tregu…

Arditi: Këtë lojën shko bëje me kë je mësuar. Shko merr ndonjë skenar. 

Paloma: Skenaret i bën ti lale, ti vdes për vëmendje. Unë vëmendjen e kam në çdo cep të shtëpisë. 

Arditi: O zemra ke 5 ditë kapesh vetëm me mua për një muhabet

Paloma: Po se vetëm për ty s’di asgjë

Arditi: Po ça s’di asgjë ne kemi ndejtur kemi folur bashkë.

Paloma: Të pëlqen ty me të pyetur: A je ‘gay’ pra?

Arditi: Jo s’jam. 

Paloma: Të betohem që nuk e kam bërë tendencioze. Të të vijë zor nga vetja, që këtu ti me mua i ke prerë marrëdhëniet. Nëqoftëse e mendon këtë gjë, i bie që je. 

Arditi: Nuk bën lajm dot ti nga unë se jam shumë i qartë kush jam, i kam dhënë provat, i jap edhe me ty po deshe.