Gossip

Paloma përlotet për shkak të Ilirit! Çfarë ndodhi mes tyre?!

Nuk kanë fund debatet brenda shtëpisë më të ndjekur në Shqipëri, “Big Brother VIP”. Shpesh herë zënkat mes tyre janë për gjeste të vogla, siç mund të cilësohet dhe kjo e fundit mes Palomës dhe Ilirit.
I gjithë debati nisi pasi sipas tij, paloma nuk e lë të flejë gjumë për shkak të “përshpërimave” të saj dhe Monikës.

Nuk kam nerva as të dënohem, as të mos flej me pëshpërimat e tua.

Diçka e tillë e ka prekur banoren dhe ajo i është kthyer duke i thënë se banorët nuk janë dënuar për fajin e saj dhe se bisedat e natës nuk i ka nisur ajo.

Gjithashtu ajo e akuzoi se ai po sillej në një mënyrë shumë harbute dhe i kërkoi që të përpiqej të rregullonte mënyrën e tij të komunikimit pasi nuk ishte e duhur.

Pas përfundimit të këtij debati, gazetarja nisi të përlotej dhe banorët filluan ta pyesnin se çfarë ndodhi duke e përqafuar dhe mbështetur atë, si dhe Sabiani i cili ishte prezent gjatë debatit i shkoi pranë duke e puthur në flokë.

Një bisedë e tillë nuk kishte arsye që të përfundonte në diçka kaq të madhe e për më tepër në përlotje, por sipas Arjolës e gjithë kjo ndodh pasi kanë kohë që janë të izoluar dhe të rënduar emocionalisht.