Gossip Showbiz

Paloma zbulon se është konsultuar me psikologë pas daljes nga “Big Brother VIP”!

Një prej personazheve më dinamikë brenda shtëpisë më të ndjekur në Shqipëri ishte padyshim gazetarja e njohur, Paloma. Me tipin e saj shumë ekspresiv ajo nxiste situata të ndryshme në shtëpi si dhe ishte e përfshirë në çdo debat apo ndodhi.

Edhe pse një natyrë shumë ndryshe, Paloma ishte e eleminuara e tretë e “Big Brother VIP” dhe u penalizua pikërisht prej ‘thashethemeve’ të shumta që krijonte brenda. Gjithsesi nuk e mohojmë që ajo ka falur momente shumë gazmore, por mesa duket jo çdo gjë ka qenë aq bukur sa ne e mendonim.

E ftuar në një emision, ajo ka shprehur se brenda shtëpisë ka hasur shumë presion dhe pas daljes i është dashur të konsultohej me një psikolog. Kjo sepse ndryshimi i jetësës për një muaj ndikon shumë në gjendjen mendore të një personi, pasi duhet të adaptohet me situata dhe njerëz të rinj.

Më është dashur që ta kaloj me psikologë ndryshimin nga shtëpia, nuk mendoj se më ka dëmtuar, por të jetuarit 24 orë ndryshonte shumë. Pse duhet të ndryshoja unë kur të tjerët pëlqenin Donaldin apo Semin

Kujtojmë se Paloma krijoi një zhurmë të madhe mediatike në momentin që ndau me Monikën një pjesë nga jeta e saj personale ku tregoi se kishte qenë e abuzuar nga bashkëshorti i saj dhe se ai ka qenë i alkoolizuar. Edhe pse çdo gjë ka kaluar tashmë dhe ata jetojnë mjaft të lumtur së bashku, një deklaratë e tillë i ka shokuar të gjithë dhe sigurisht që ka lënduar personin për të cilin bëht fjalë, partnerin e gazetares, Alandy.

Unë e transmetova si një histori frymëzimi. Ai është një reality-shoë, nuk mund të na tregojë vetëm pjesën profesionale, por ne kemi shpirt, jemi njerëz.