Celebrities Food & Drink

Pamela Anderson këtë Shën Valentin bashkëpunon me firmën e njohur për t’ju bërë një dhuratë shumë të bukur kafshëve!

Dashuria e gjatë e Pamela Anderson për kafshët ka frymëzuar një promovim të madh të “PETA”-s së fundmi. Anderson, 54 vjeç dhe “PETA” kanë bashkëpunuar së bashku në një fushatë të re për Ditën e Shën Valentinit për organizatën për mirëqenien e kafshëve. Mesazhi që ata zgjodhën për fushatën:

Veganët dashurojnë më mirë.

Për të përhapur këtë deklaratë, PETA siguroi një billboard gjigant prej 3,400 metrash katrorë në Times Square të Nju Jorkut. Që nga mëngjesi i së hënës, hapësira tani paraqet një foto të madhe bardh e zi të Anderson me mesazhin e fushatës “Veganët dashurojnë më mirë.” Anderson në një deklaratë për fushatën e marrë nga PEOPLE tha se:

Unë besoj se të kesh një zemër të madhe është gjëja më seksi në botë.

Së bashku me billbordin, PETA ka krijuar gjithashtu një kuti të kufizuar në formë zemre 25 inç të gjerë me çokollata vegane që shfaqin imazhin e Anderson në pjesën e përparme si një dhuratë për ditën e Shën Valentinit për adhuruesit e kafshëve. Kutitë e ëmbëlsirave, secila me 110 çokollata, do të jenë të disponueshme në faqen e internetit të PETA-s për blerje, me të ardhurat që do të shkojnë për punën e mirëqenies së kafshëve të organizatës jofitimprurëse.

Çdo kuti me karamele është e mbushur me katër shije të ndryshme të çokollatës vegane: qershi, livando, mjedër dhe çaj jeshil limon. Kjo fushatë e Ditës së Shën Valentinit është partneriteti më i fundit midis Anderson dhe PETA. Aktorja e “Baywatch” ka punuar me organizatën jofitimprurëse për dekada, duke mbështetur shpesh përpjekjet e organizatës për të promovuar veganizmin dhe për t’i dhënë fund përdorimit të gëzofit të kafshëve në modë.