Bota Botë e Çuditshme

Pamje spektakolare në Kanada, shtëpitë plotësisht të ngrira nga stuhia!

Së fundmi imazhe mbresëlënëse vijnë nga Crystal Beach, një komunitet buzë liqenit në Fort Erie, në anën kanadeze të liqenit Erie dhe disa kilometra nga Buffalo. Shtëpitë janë ngrirë plotësisht nga stuhia arktike.

Teksa SHBA është “mbërthyer” nga moti i acartë prej disa ditësh, qyteti që po e vuan më shumë është Buffalo, në Nju Jork. Deri më tani, vetëm në Buffalo janë raportuar 28 humbje jetësh, ndërsa në gjithë SHBA-në, ka shkuar në 62 numri i viktimave. Përveç faktit se miliona banorë janë të izoluar në banesat e tyre për shkak të ngricave në rrugë dhe mungesë të energjisë elektrike, sërish nuk kanë munguar episodet e grabitjeve.

Ndërkaq, nëse jetoni në zona me borë, ose po planifikoni të udhëtoni ka disa gjëra që duhet të mbani mend në mënyrë që të qëndroni të sigurt. Frenoni ngadalë dhe mbani distanca edhe më të mëdha nga makinat përpara. Kontrolloni gjithmonë sipërfaqen e rrugës. Nëse udhëtoni, rruga mund të ndryshojë.