Auto & Moto

Panairi i makinave në Paris rikthen modelin legjendar të Renault 4!

Renault, Dacia, Alpine dhe Mobilize kanë konfirmuar pjesëmarrjen në panairin e makinave në Paris, i cili nën sloganin “Revolution is on” do të mbahet Porte de Versaille nga 17 deri më 23 tetor. Renault do të prezantojë makinën kult Renault 4 si dhe Kangoo E-Tech elektrik, i dizajnuar enkas si një makinë familjare.

Me rastin e 50-vjetorit, Renault 5, adhuruesit e kësaj makine do të kenë rastin të shohin një prototip konvencional të makinës sportive. Përveç këtyre, Renault për herë të parë do të prezantojë edhe modele e segmentit C: Megane E-Tech dhe Austral E-Tech hibrid.

Dacia në panairin e Parisit do të prezantojë fazën përfundimtare të transformimit të identitetit të ri vizual që e filloi nga mesi i vitit të kaluar, e në veçanti në fushën e komunikimit dhe marketingut  uke rritur kështu edhe rrjetin e distribuimit. Si duket identiteti i ri vizual në të gjitha modelet e kësaj marke, do të mësohet në Paris. Fjala është për lëvizjen strategjike të kësaj marke dhe sfidën historike në industrinë e automobilizmit.

Marka Alpine gjithashtu do të marrë pjesë në panairin e Parisit, për të prezantuar dy makinat sportive. Aty përfshihet inovacioni dhe teknologjia nga Formula 1, ku kjo markë do të prezantojë transformimin e saj të ri, konceptin e makinës së re që lidhë të ardhmen dhe strategjinë sportive të kësaj marke.

Ndonjëherë mendohet se asgjë nuk mund t’i ndalë prodhuesit e makinave që të nxjerrin në treg ‘bishat’ e tyre por së fundmi një tajfun i fuqishëm ka detyruar markat Toyota dhe Nissan që t’i pezullojnë prodhime në fabrikat në Japoninë jugperëndimore gjatë kësaj jave. Dy kompanitë do të shkurtojnë turnet, edhe pse akoma nuk ka detaje mbi numrin e makinave që do të humbasin nga prodhimi.