Bota

Pandemia, BE humb betejën me AstraZenecan

Bashkimi Evropian ka humbur betejën ligjore në Bruksel për ta detyruar kompaninë britaniko-suedeze AstraZeneca, që ta furnizojë BE-në me 120 milionë doza të vaksinës kundër koronavirusit deri në fund të muajit qershor.

Blloku evropian e ka dërguar lëndën në gjykatë muajin e kaluar, pasi kompania ka vonuar dërgesën, ndonëse ishte pajtuar që të dërgonte 300 milionë doza deri në fund të muajit qershor.

Gjyqtari në Bruksel ka hedhur poshtë kërkesën e BE-së, mirëpo ka urdhëruar AstraZenencan që të dërgojë në BE, 15 milionë doza të vaksinave deri më 26 korrik, 20 milionë doza tjera deri më 23 gusht dhe rreth 15 milionë tjera deri më 27 shtator.

Nëse kompania dështon që të realizojë këtë plan, atëherë do të paguajë 10 euro për secilën dozë të padorëzuar.

Bashkimi Evropian ka thënë pas vendimit se ka konfirmuar pozicionin e vet, ndërsa AstraZenca ka thënë se ka mirëpritur rezultatin.

Vaksina e kompanisë AstaZeneca, bashkë me ato të kompanive Pfizer/BioNTech dhe Moderna, janë më të përhapurat në gjithë botën./REL