Bota

Pandemia, Italia shpallet sërish “zonë e kuqe”!

Italia ngjyroset sërish me të kuqe si pasojë e përkeqësimit të pandemisë. Ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza sapo firmosi urdhëresën e re mbi masat anti-COVID që hyn në fuqi nga 1 marsi. Ky vendim i autoriteteve italiane vjen në kohën kur shkencëtarët paralajmëruan se variantet e reja të COVID-19, që janë më ngjitës, janë duke u përhapur në këtë shtet.

Do të jenë te mbyllura të gjitha aktivitetet tregtare me përjashtim të farmacive e dyqaneve ushqimore, si dhe do të kufizim lëvizjeje, vetëm për motive shëndeti, pune apo emergjence. Prej disa javësh asnjë territor italian nuk konsiderohej zonë e kuqe, por vendimi i sotëm bën që rajoni i Bazilikatës dhe i Molises të shpallen me rrezik shumë të lartë infektimi për popullsinë. Ndërkaq, rajonet e Lombardisë, Marche dhe Piemonte do të jenë zona portokalli me rrezik infektimi të moderuar për popullsinë.

Gjatë kësaj jave, autoritetet shëndetësore italiane kanë njoftuar se ka pasur rritje prej 35% të rasteve të reja, krahasuar me një javë më parë. Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, Italia është shteti i tetë në botë me numrin më të lartë të rasteve me koronavirus. Sipas të dhënave të këtij Universiteti, që prej nisjes së pandemisë, italia ka regjistruar mbi 2.8 milionë raste dhe mbi 97 mijë viktima.