Showbiz

Pandemia lë pa martuar Marsela Çibukaj dhe Vitmar Bashën

Këngëtarja shumë e dashur e publikut Marselja Çibukaj ishte sot me ne tek Live From Tirana për të folur rreth cover-it të saj më të ri “Jon”, një këngë e Ardit Gjebreas e sjellë ndryshe nga artistja.

Ajo për të cilën të gjithë kanë kuriozitet është dasma shumë e përfolur e Marselës me Vitmar Bashan që ngeli pezull për shkak të pandemisë.

Por sa punë i ka prishur Marselës pandemia për organizimin e dasmës së ëndrrave?! Gjatë intervistës së saj për mikrofonin e Top Albania Radio, këngëtarja tha se pandemia nuk ndikoi në mënyrë të drejtpërdrejtë tek dasma e saj pasi nuk kishin vendosur për një datë konkrete. Megjithatë ajo është e irrituar me rregullat qesharake të qeverisë që nuk lejon dasmat për shkak të distancimit social.

“Ata që i kishin bërë të gjitha organizimet, ata që kishin shpenzuar, ata që kishin bërë paradhënie e kishin mbledhur miqtë nga çdo cep i botës. Kam dëgjuar histori për dasma që janë anuluar, njerëz që qanin. Kjo është absurde pasi bëhet fjalë për një familje dhe familja qëndron bashkë gjithë kohën si në shtëpi si jasht saj” -tha ajo.

Marsela gjithashtu foli vështirësitë e emigrimit me gomone dhe momentet më delikate të qëndrimit në Itali.