Sociale

Pandemia, lejohet muzika në klubet e natës pas orës 23:00, në kufi kalohet vetëm me test COVID

Nisur nga situata me pandeminë, Komiteti i Ekspertëve flet për një situatë të qëndrushme të pandemisë Covid 19 në vend dhe njoftoi lehtësim të mëtejshëm të masave. Në këtë kuadër, vaksinimi do të jetë e vetmja mënyrë tashmë për të luftuar pandeminë e COVID-19 . Në një konferencë për shtyp, Komiteti Teknik i Ekspertëve bëri sot me dije heqjen e detyrimit të mbajtjes së maskës në ambientet e izoluara, ndonëse e rekomanduan mbajtjen e saj.

Kryetarja e Komitetit, Mira Rakacolli, tha po ashtu se në kufi nuk do të jetë më në fuqi detyrimi i paraqitjes së certifikatës së vaksinimit, por vetëm testi COVID.

Rakacolli ndër të tjera ka deklaruar se tashmë do të hiqet dhe kufizimi për muzikën deri në orën 23:00 dhe do të rihapen klubet e natës.

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka rekomanduar edhe vaksinimin me dozë të katërt për personat mbi 60 vjeç, që do të aplikohet 4 muaj pas aplikimit të dozës së tretë.

“Duke u nisur nga analiza e këtyre treguesve dhe shifrat e vaksinimit Komiteti Teknik vendosi këto rekomandime: Vaksinim me dozë të katërt të mbi 60% dhe atyre Heqja e detyrimit për mbajtjen e maskës. Lejimin e muzikës pas orës 23 dhe rihapjen e klubeve të natës. Nuk kërkohet certifikatë vaksinimi në të gjitha hyrjet kufitare të Shqipërisë”, tha Rakacolli.

Pavarësisht heqjes së masave kufizuese, Komiteti Teknik i Ekspertëve u kujdes të theksojë se pandemia nuk ka mbaruar. Ata rekomandojnë vaksinimin, si e vetmja mënyrë për t’u mbrojtur nga infektimi dhe për t’i dhënë fund koronavirusit. Prej javësh tashmë, situata me COVID në vend mbetet e qetë me një numër shumë të ulët rastesh të reja infeksionesh dhe fatalitetesh.

COVID-19, Bino: Më shumë se 50% e popullsisë mbi 12 vjeç, të vaksinuar ! 93% e punonjësve të shëndetësisë të vaksinuar me 1 dozë

Shefja e departamentit të sëmundjeve infektive në ISHP, Silva Bino tha se tha se në vend kanë ardhur më shumë se 3 milionë doza vaksinash dhe se kemi mbi 50% me dy doza për të gjithë popullatën 12 vjeç e lart. Ajo theksoi po ashtu se 93% e punonjësve të shëndetësisë janë të vaksinuar me 1 dozë, ndërsa vaksina më e përdorur në vend është Pfizer dhe AstraZeneca.

“Në kuadër të këtij komunikimi theksojmë se vaksinimi është i domosdoshëm. Në Shqipëria kanë ardhur mbi 3 milionë doza vaksinash, mbi 87% e tyre janë përdorur. Kemi një nivel të lartë vaksinimi. Vaksina më e përdorur në vend është Pfizer, Coronavac dhe AstraZeneca. Mbi 50% e popullsisë nga 12 vjeç e lartë, të vaksinuar me 2 doza. Numër më të lartë vaksinimi me mbi 70% të vaksinuar kanë bashkitë: Mirditë, Tiranë, Belsh, Himarë, Sarandë, Gjirokastrës. Nivel të ulët vaksinimi kanë Laçi, Malësia e Madhe, Klosi, Elbasani dhe Shkodra”, tha Bino.