Aktualitet

Pandemia, ja çfarë vendosi Komiteti Teknik i Ekspertëve…

Prej 10 shkurtit, Komiteti Teknik shtrëngoi masat dhe kufizoi lëvizjen prej orës 22:00 duke spostuar orën policore në 20:00 të mbrëmjes, kur do të mbylleshin lokalet, baret, restorantet, marketet dhe çdo shërbim tjetër, masë kjo e vlefshme deri në 26 shkurt.

Sot u mblodh Komiteti Teknik i Ekspertëve dhe la në fuqi masat anti-COVID të dy javëve me parë. Ora policore në 20:00, mësim online në gjimnaze e pezullim i fluturimeve me Britaninë, këto  janë masat që mbeten në fuqi në vendin tonë. Po ashtu në pikat e kalimit kufitar tokësor të Kakavijës dhe Kapshticës ndalohet kalimi prej orës 20:00 deri në 6 të mëngjesit.

Masat që u propozuan para dy javësh kanë dhënë efekt, prandaj ne mendojmë që të vijojnë të mbeten aty, duke i vlerësuar në kohëra më të shkurta pra në masat që vazhdojnë të mbeten në fuqi, është kufizimi i lëvizjes së qytetarëve në orën 20:00, mësim online në gjimnaze dhe pezullimi i fluturimeve me Britaninë “, tha  zv. Ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli.

Albana Fico, Drejtoresha e ISHP-së bëri një përmbledhje të situatës nga COVID-19  në Shqipëri. Ajo tha se 9% e rasteve pozitive me COVID janë të moshave 15-54 vjeç.

Mesatarja e javës së 7-të ka pësuar një rënie, pozitiviteti i mostrës mbetet i qëndrueshëm, incidenca dy javore edhe pse mbetemi në një transmetim  komunitar të gjerë ka një tendencë uljeje, moshat kanë ndryshime dinamike. Nga 24-35, 45-54 kanë një shtim të numrit të rasteve por nëse do e vlerësojmë ndryshimin dinamik të mostrave nga dy javëshi pararendës nga mosha 15-54 janë 79% e rasteve të testuara pozitive. Ka një vlerë se prekja e këtyre moshave ka ndryshuar dhe mund të ndryshojë vetëm nëse do të jemi shumë të kujdesshëm, siç është distancimi fizik. Apel për të qenë të qartë që ne nuk e kemi përfunduar këtë betejë. Fillimi i vaksinimit  si për të gjithë botën është fillimi i rrugëtimit për të parë dritën në fund të tunelit, por kjo nuk mund të na vetëkënaq“, tha Fico.

Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj ka deklaruar se kemi një rritje të shtrimeve në spitale.

Ka një ulje të lehtë të numrave. 598 vizita në banesë në datën 15 dhe  2200-2300 thirrje në ditë në urgjencën kombëtare. Numri i shtrimeve nga 44 në 26 janar duke u rritur në datën 8 shkurt, duke arritur maksimumin me 15 në 119. Nuk ka  rritje progresive të thirrjeve për ndihmë dhe vizitave në banesë, një situatë nën kontroll. Sa i përket spitaleve rajonale, ato po ndihmojnë në menaxhimin e situatës” tha Brataj.