Art & Kulturë

Pandemia ndryshon edhe konceptin e “Eurovision Song Contest”

Në Holandë kanë nisur përgatitjet për organizimin e festivalit europian të këngës “Eurovision Song Contest” që do të çel siparin më 18 maj në Rotterdam.

Sot filloi ndërtimi i skenës ku do të ngjiten përfaqësuesit e 39 shteteve nga Europa, Izraeli dhe Australia.

Vendi ynë do të përfaqësohet nga këngëtarja Anxhela Peristeri e cila fitoi edicionin e 59 të Këngës.

Këtë vit për shkak të pandemisë në eurovizion do të jetë e pranishme edhe qendra e testimit për COVID-19.

Për të parandaluar përhapjen e pandemisë, ekipet para se të hyjnë në arenë duhet t’i nënshtrohen testimit.