Aktualitet

Pandemia, nga sot lejohen grumbullime deri në 50 persona

Nga sot lejohen grumbullimet në ambientet e jashtme deri në 50 persona nga 10 që ishte më parë, por duke respektuar rregullat e distancës sociale në zbatim të protokolleve anti-COVID. Ndërkohë nga 1 qershori është hequr detyrimi i mbajtjes së maskës mbrojtëse në ambientet e jashtme, por ajo është e detyruar të mbahet në ambientet e brendshme.

Gjithashtu ora policore është shtyrë me 60 minuta dhe fillon nga ora 23:00-06:00.

Nga 1 korriku do të hyjnë në fuqi masa të reja anti-COVID. Kështu në fillim të muajit të ardhshëm ora policore shtyhet për në mesnatë dhe zgjat deri në 6:00 të mëngjesit.

Do të lejohen kampionatet sportive me prezence te tifozeve me kapacitete te reduktuara deri ne 30% sipas protokollit te IShP. Gjithashtu nga 1 korriku i hapet drita jeshile dhe aktiviteteve kulturore dhe shfaqjeve artistike.

Ndërkohë theksojmë se mbetet i pandryshuar orari për muzikën, që nuk lejohet në fashën kohore 22:00-06:00.

Njoftimi i plotë

Nga sot grumbullimet në ambientet e jashtme nga 10 persona bëhen 50 persona, duke respektuar rregullat e distancës sociale në zbatim të protokolleve të ISHP.

Ministria e Shëndetësisë thotë se plani i lehtësimit të masave antiCOVID duhet të shoqërohet me respektim të rregullave, për kufizimin e përhapjes së COVID.

Kujtojmë se nga 1 qershori është hequr detyrimi i mbajtjes së maskës mbrojtëse janë ambientet e jashtme, por ajo është e detyruar të mbahet në ambientet e brendshme. Gjithashtu ora policore është shtyrë me 60 minuta dhe fillon nga ora 23:00-06:00. Nga 1 korriku do të hyjnë në fuqi masa të reja.

Nga 1 Korriku:
• ora policore shtyhet ne oren 24.00 -06:00.
• Orari per muziken nuk ndryshon, pra do mbetet ora 22:00.
• lejohen kampionatet sportive me prezence te tifozeve me kapacitete te reduktuara deri ne 30% sipas protokollit te IShP.
•lejohen aktivitetet e teatrove, shfaqeve artistike dhe kulturore, konferencave, me kapacitet te reduktuar deri ne 30% te spektatoreve apo pjesemarresve, sipas protokolleve te IShP.