Aktualitet

Pandemia, situatë dramatike për turizmin në vendin tonë

Kufizimi i lëvizjeve dhe mbyllja e kufijve për shkak të pandemisë Covid-19 ka shkaktuar një situatë dramatike për turizmin. Rreth 980 mijë më pak të huaj kanë hyrë në vend muajin e kaluar sipas Instat duke pësuar një rënie prej 63% krahasuar me vitin e kaluar. Por, pandemia ka frenuar edhe daljet e shtetasve shqiptarë jashtë vendit, me vetëm 310 mijë shqiptarë kanë dalë jashtë kufijve gjatë Gushtit.