Bota

Pandemia/ulet numri i lindjeve në Japoni

Prej fillimit të pandemisë koronavirus, në Japoni vazhdon pa ndërprerje rënia e numrit të lindjeve. Gjithnjë e më pak çifte japoneze po zgjedhin të bëhen prindër duke e shtyrë këtë në një kohë tjetër nisur dhe nga pasiguritë lidhur me vaksinën përveçse me ekonominë.

Në muajt maj-korrik, niveli i shtatëzanive ra me 11.4% krahasuar me të njëjtën periudhë të 2019-ës në vendin ku rreth 28% e popullsisë është mbi 65-vjeç. Duke pasur parasysh situatën aktuale ekonomike dhe shtrëngimin e tregut të punës, studimi beson se shumë çifte kanë vendosur të shtyjnë vendimin për të pasur fëmijë për një kohë të pacaktuar, gjithashtu duke marrë parasysh pasigurinë aktuale për gjetjen e një vaksine.

Shkalla e lindshmërisë së grave në Japoni është vetëm 1,36 ose poshtë pragut minimal prej 2,07, që konsiderohet e nevojshme për të garantuar qarkullimin e gjeneratave, dhe sipas analistëve është e destinuar të bjerë më tej për shkak të pandemisë.