Momente paniku janë regjistruar në Aeroportin e Atlantas në SHBA. Sipas mediave të huaja, arma e një personi është shkrepur pa dashje, e kjo ka bërë që qindra udhëtarë të tmerrohen. Si pasojë e të shtënave të armëve janë lënduar tre persona, shkruajnë mediat.
Policia është vënë menjëherë në ndjekje të autorit dhe pas disa orësh e kanë arrestuar.
Autori Kenny Ëells akuzohet për armëmbajtje pa leje si dhe akuza për plagosjen e disa personave padashje.
Ndërkohë dy orë më vonë, pasi u normalizua situata fluturimet rifilluan.
Hartsfield-Jackson është bërë aeroporti më i ngarkuar në botë në vitin 2021, sipas OAG, një ofrues i të dhënave analitike të aviacionit.
They tripping at Atlanta Airport right now lol pic.twitter.com/n2g238ZQIx
— African Giant 🦍 🇨🇮 (@theeblackvoice) November 20, 2021