Sport

Panik në “Euro 2020”, kombëtarja e Sllovakisë preket nga COVID-19.

Në prag të ndeshjes me Suedinë ditën e nesërme, kombëtarja e Sllovakisë është goditur nga COVID-19.

Mbrojtësi Denis Vavro dhe një anëtar i stafit kanë rezultuar pozitiv në testet e bëra paraditen e sotme duke futur frikë në kombëtaren sllovake.

Lajmin e bëri të ditur trajneri i skuadrës Stefan Tarkoviç i cili u shpreh se të dy ndodhen në gjendje të mirë dhe nuk kanë asnjë simptomë.

Ndërkohë Slovakia ndodhet në një grup me Poloninë, Spanjën dhe Suedinë teksa ditën e nesërme do të luajnë pikërisht ndaj nordikëve për sfidën e dytë në grup.