Botë e Çuditshme

Panik në Kili, shfaqet një gropë misterioze dhe njerëzit e kanë gjetur “fajtorin”!

Autoritetet kiliane kanë nisur hetimet pas shfaqjes së një grope misterioze në një zonë minerare në veri të vendit. Gropa me një diametër 25 metra shkaktoi panik tek banorët e zonës, të cilët duke mos pasur një arsyetim të saktë për krijimin e saj, ia vunë fajin jashtëtokësorëve.

Në pamjet e filmuar nga lart shihet se gropa misterioze është shumë e thellë, por ajo që të bën më shumë përshtypje është forma perfekte sferike që ajo ka krijuar. Shërbimi Kombëtar i Gjeologjisë dhe Minierave të Kilit, Sernageomin, ka dërguar personel të specializuar në zonë, e cila është rreth 665 km në veri të kryeqytetit Santiago.

Rikujtojmë, se banorët në qytetin verior viktorian të Mildura mbetën mjaft të hutuar para disa ditësh, kur qielli i natës u ndez me një shkëlqim rozë të frikshëm. Tammy Szumowski tha se:

Ishte shumë e çuditshme. Isha në telefon me mamanë time dhe babai im thoshte se bota po merrte fund.

Por shpjegimi ishte shumë më i zakonshëm. Kompania farmaceutike “Cann Group” konfirmoi se dritat vinin nga objekti i saj lokal i kanabisit medicinal, ku blindat e ndërprerjes ishin lënë të hapura. Ndërkaq, një e treta e britanikëve pretendojnë se kanë parë një UFO dhe 58% e tyre i kanë raportuar rastet në polici.

Një studim i 2000 të rriturve zbuloi se 37% mendojnë se kanë qenë dëshmitarë të diçkaje “të pazakonshme”, megjithëse 35% e konsiderojnë atë si një iluzion optik. Ndërsa 45% mendojnë që UFO-t dhe alienët ekzistojnë, 23% e përshkruajnë veten si “besimtarë të vërtetë” të jetës jashtëtokësore.