Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Celebrities

Papa Françesku në kopertinën e “Vanity Fair”! Ja mesazhi i tij për vitin 2021!

E përjavshmja “Vanity Fair” i besoi Papës detyrën e hapjes së vitit 2021 me një mesazh dashurie dhe shprese.

Ne patëm një ëndërr, në “Vanity Fair”, për fundin e vitit 2020: Të fillojmë Vitin e Ri me një mesazh nga Papa Françesku, t’i besojmë detyrën e hapjes së vitit 2021 me besim në një të nesërme më të mirë -shkruan në editorialin e tij drejtori i së përjavshmes, Simone Marchetti.

Temat më të dashura për Papën janë respekti, dashuria për diversitetin si dhe shpresa se vaksina do të jetë në dispozicion për të gjithë, sidomos për më të prekurit dhe nevojtarët. Papa tha se:

Ne ndodhemi të gjithë në të njëjtën varkë, duhet të bëhemi një familje e madhe njerëzore.

Kopertina portretizon fytyrën e qetë të Papës, i cili kujton një frazë të Shën Françeskut, “Të gjithë Vëllezërit”, një ftesë universale drejtuar çdo burri dhe gruaje për të qenë një familje e madhe njerëzore, duke pranuar, dashur dhe respektuar diversitetin.

 

Papa Francesco protagonista della cover del nuovo numero di «Vanity Fair»