Sport

Paqe në “Kukës Arena”/ Kuksianët festojnë, por mungon goli!

Kukësi e ka inauguruar me barazim pa gola ndaj Laçit stadiumin “Kukës Arena”. Skuadra e “verilindorëve” nuk ia ka dalë që t’u dhurojë tifozëve, që sot mbushën plot “shtëpinë” e tyre, fitoren.

10 minutat e para të kësaj sfide janë dominuar totalisht nga Laçi, por më pas ndeshja u bë deri diku e balancuar me të dyja skuadrat që në pjesën e parë e mbajtën topin më shumë në mesfushë.

Në fraksionin e dytë do të kishim më shumë raste, por as nga Kukës dhe as nga Laçi u arrit që të shënohej. Të dyja skuadrat tentuan që të gjenin rrugën drejt rrjetës, por në fund takimi u mbyll me nga një pikë.

Pas raundit të 30-të renditja në krye të tabelës vijon të jetë e njëjtë me kurbinasit që mbajnë vendin e dytë me 51 pikë, ndërsa “verilindorët” qëndrojnë në vend të tretë me 46 pikë të grumbulluara.