Bota

Para mesit të dhjetorit SHBA-të pritet të fillojnë vaksinimin kundër COVID-19

Shtetet e Bashkuara shpresojnë të fillojnë fushatën e vaksinimit kundër COVID-19/ës para mesit të dhjetorit, pasi të marrin miratimin nga autoritetet shëndetësore. Deri në 20 milionë persona mund të imunizohen para fundit të vitit nëse gjithçka shkon sipas planifikimeve.

Imunologu Anthony Fauci, personalitet shumë i respektuar në Amerikë, u shpreh gjithashtu optimist për avancimin e përpjekjeve. Ekspertët presin që sapo të nisë një fushatë vaksinimi masiv, Shtetet e Bashkuara të mund të arrijnë “imunitet kolektiv” në maj.

Ndërkohë Strategjia e Spanjës përballë pandemisë së COVID-19 po jep rezultate.  Deklarata erdhi nga Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez gjatë prezantimit të planit të vaksinimit për vendin e tij për 2021-shin. Plani lidhet me vaksinimin e një pjese thelbësore të 47 milionë banorëve duke nisur nga Janari, në 13 mijë pika në Spanjë. “Sistemi ynë shëndetësor është i aftë të vaksinojë në një kohë të shkurtër, ai është i shkëlqyer e shpresojmë të arrijmë këto qëllime ambicioze”, – shtoi kryeministri.