Lifestyle

Para se të blini shtëpi të re, ju duhet të bëni këto 10 pyetje të rëndësishme!

Kur kërkoni për një shtëpi të re, është e zakonshme që i gjithë procesi të duket paksa dërrmues ndonjëherë. Në fund të fundit, kush mund të presë që ju të bëheni papritmas një ekspert i pronës brenda natës? Shpesh ka shumë pyetje që do të dëshironi t’u përgjigjet agjenti i pasurive të patundshme, apo edhe vetë pronarët e shtëpive.

Kur shikoni një shtëpi, ia vlen gjithmonë të jeni të përgatitur në mënyrë që të mund të maksimizoni plotësisht kohën tuaj për të marrë sa më shumë informacion që të jetë e mundur. Si ndihmë, ekspertët e pronave në shërbimin e krahasimit të agjentëve të pasurive të patundshme GetAgent kanë bashkuar një listë me dhjetë pyetje thelbësore që duhet t’i bëni gjatë shqyrtimit të një prone.

1. Pse keni vendosur të shisni shtëpinë tuaj?

2. A ka ndonjë problem me fqinjët?

3. A ka ndonjë problem me ngrohjen?

4. Sa kohë ka prona në shitje?

5. A ka pasur ndonjë problem strukturor?

6. A ka apo ka pasur ndonjëherë lagështi?

7. Si është parkimi përreth pronës?

8. A ka bërë dikush ende ndonjë ofertë për këtë pronë?

9. Në cilën anë sheh kopshti?

10. A është dhënë apo refuzuar ndonjë propozim për leje planifikimi?

Bërja e këtyre dhjetë pyetjeve mund të zbulojë disa informacione kyçe për çdo anë negative të pronës, nga fqinjët e papërshtatshëm te problemet strukturore, si dhe identifikimin e veçorive të potencialit real, si një kopsht me pamje nga jugu ose mundësinë për të zgjatur ose ndërtuar në tokë.