Fashion Lifestyle

Para se të niseni në udhëtim, kini parasysh të paketoni këto 6 gjëra në valixhen tuaj!

Pasi të paketohen çantat dhe të përfundojë check-in në internet, problemi i fundit është se çfarë duhet të vishni gjatë udhëtimit. Pra, pavarësisht nëse jeni duke shkuar për në qytet apo duke fluturuar për distanca të gjata, ne kemi grumbulluar veshjet dhe artikujt më të mirë për të balancuar komoditetin gjatë udhëtimit. Njihuni me to:

1.Shtresat e rrobave

Një palë xhinse të bardha organike nga Agolde dhe një triko është gjithashtu thelbësore. Ndërkohë, rrathët floriri të Bottega Veneta janë perfekte kombinuar edhe me një çantë nga Metier.

2.Veshje ‘oversize’

Për një pamje që balancon me shkathtësi lehtësinë dhe stilin, zgjidhni linja të pastra, pëlhura luksoze dhe prerje të gjera. Hyni në Loro Piana. Me pëlhura të zgjedhura për rehati maksimale, këmisha dhe pantallona prej mëndafshi kashmiri janë perfekte. Provoni versionin e bardhë të Bottega Veneta. Një çantë Saint Laurent është madhësia dhe forma ideale për ruajtjen e sendeve më të mëdha, ndërsa gjërat tuaja thelbësore (telefoni/portofoli/pasaporta) mund të futen në çantën e vogël prej lëkure të Jil Sander. Ah dhe e fundit, gjerdani i Anita Ko siguron të dukeni akoma edhe më stil.

3.Veshje sportive luksoze

Një kostum i bardhë sportiv nga Rotate Birger Christensen dhe gati për flututim. Kapelet klasike të bejsbollit janë gjithashtu në trend dhe për udhëtimet ajrore ato kanë qenë gjithmonë në modë. Stili i gjelbër i kapeles nga Acne Studios është i përsosur.

4.Stili i viteve ’90

Ka kuptim të kthehemi pas në kohë për frymëzim. Një palë pantallona të Chloe kombinuar me një bluze sportive të Goldsign, një palë atlete nga Reebok dhe jeni një super yll. Ah dhe mos harroni aksesorët. Një orë nga Jaeger-Lecoultre është e përsosur dhe do duket perfekt te ju.

5.Zbrisni nga avioni plot stil

Udhëtimet e shkurtra shpesh kërkojnë që të dilni shpejt nga avioni. Një fund nga Reformation, bluze nga The Row, një pulovër sipër nga Caes, syze nga Velvet Canyon dhe jeni mëse gati.

6.Paketoni gjërat kryesore të kujdesit ndaj lëkurës gjatë fluturimit

Fluturimi shpesh mund të na bëjë të ndihemi të dehidratuar, me kombinimin e presionit të kabinës, ajrit të ricikluar dhe lagështisë. Por disa hapa të thjeshtë për kujdesin e lëkurës do ju ndihmojnë të ndiheni të freskët. Për këtë merrni një serum të Dr.Barbara Sturm i cili trajton thatësinë, mërzinë dhe dehidratimin. Maskat e fytyrës nga ‘Huda Beauty Thirst Trap Cocoo’ ose ‘Joanna Vargas Twilight Face Mask’ janë gjithashtu perfekte. Nëse preferoni një maskë më të trashë, zgjidhni maskën me krem dhe trëndafil të zi Sisley, e cila qetëson lëkurën e fryrë në vetëm 15 minuta. ‘Revitalizing Eye Mask’ ndërkaq ndihmon për të zbutur lëkurën delikate dhe për të trajtuar ënjtjen poshtë syve.