Bota

Parada e 73-vjetorit të Koresë së Veriut, pa armatime të reja dhe me një Kim Jong-un të dobësuar!

Nuk mungoi as këtë vit parada ushtarake për të shënuar 73-vjetorin e themelimit të Republikës. Dukshëm i dobësuar, udhëheqësi Kim Jong Un mori pjesë në ceremoninë e zhvilluar në sheshin “Kim Il Sung” të kryeqytetit Phenian.

Kësaj here, paradës i mungoi shfaqja e muskujve nga Koreja komuniste. Nuk kishte sisteme të reja të armatimit e raketave. Ndërkaq, njohësit e zhvillimeve në Korenë e Veriut konstatuan se vërtetë Kim Jong Un ka humbur peshë, por dukej më i shëndetshëm.

Prej kohësh ka një sërë informacionesh të ndryshme për gjendjen shëndetësore të liderit 37-vjeçar, të cilit i kaloi pushteti nga babai Kim Jong-il pasi ndërroi jetë më 11 dhjetor 2011 në moshën 70-vjeçare. Por si çdo gjë kur flitet për Korenë e Veriut, edhe kjo pjesë mbulohet nga misteri.

Në Twitter, Martyn Williams, ekspert i Koresë së Veriut në Qendrën Stimson, me qendër në Uashington shkruan:

E habitshme sa i shëndetshëm po duket Kim Jong Un në këto fotografi.

Në qershor, mediat shtetërore publikuan foto të Kim-it, pasi ai u zhduk nga daljet publiku për disa javë. Në ato pamje ishte mëse e dukshme që kishte humbur peshë.