Bota

Paralajmërime nga Gjermania për variantin “killer” të koronavirusit!

Gjermania po përgatitet për mutacione dhe variante të reja të koronavirusit. Kjo u bë e ditur nga ministri federal i Shëndetësisë, Karl Lauterbach, i cili për gazetën “Bild am Sonntag” deklaroi:

Varianti Omicron që është shumë ngjitës mund të bëhet po aq vdekjeprurës sa ai Delta dhe ky do të ishte një variant “killer” absolut!

Lauterbach nënvizoi se “intervalet në të cilat variantet e reja zëvendësojnë të vjetrat po bëhen gjithnjë e më të shkurtra”, duke shtuar se “Gjermania ka porositur vaksina që mbrojnë nga varianti Omicron”. Qëllimi ynë është që të kemi sa më shumë vaksina anti-COVID për çdo qytetar, pavarësisht se cili variant shfaqet. Së shpejti do të kemi vaksina si për variantin Omicron, ashtu edhe për variantin Delta.

Ndërkohë, duket se gjatë shtatë ditëve të fundit numri i infektimeve me koronavirusin ka nisur të shënojë rënie në shkallë vendi në Gjermani. Instituti Robert Koch (RKI) njoftoi se javën që lamë pas ka pasur  834.3 infektime të reja për 100,000 banorë. Për të bërë një krahasim: një ditë më parë vlera ishte 876.5 dhe madje dy javë më parë, 1097.9.

Por, në lidhje me javën që lamë pas duhet të merret parasysh se për shkak të pushimeve për festën e Pashkës katolike, landet në Gjermani nuk kanë raportuar të dhëna për të gjitha ditët e javës. Pra, ka mundësi që në ditët në vijim, numri i njoftimeve për raste të reja të prekurish me COVID, të rritet përsëri.