Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, ndërsa në orët e mesditës deri ato të pasdites vonë, në relievet malore në verilindje e juglindje ka alternime vranësirash deri mesatare.
Në relievet e larta malore të vendit, në orët e mesditës deri pasdite, vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët në formën e shtrëngatave afatshkurtra. Era do të fryjë me drejtim kryesor nga juglindje – veriperëndimi e me shpejtësi mesatare 1-5 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e në lugina, era fiton shpejtësi 6-10 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Shkodër
25/38
Diell re shi
Kukës
18/34
Diell re shi
Lezhë
25/37
Diell pak re
Dibër
19/36
Diell re shi
Durrës
23/36
Diell pak re
Tiranë
24/37
Diell pak re
Elbasan
24/38
Diell pak re
Berat
18/38
Diell pak re
Vlorë
22/37
Diell pak re
Korçë
20/33
Diell re shi
Gjirokastër
17/38
Diell pak re
Sarandë
22/35
Diell