Aktualitet

Parashikimi i motit për Shqipërinë dhe Kosovën/ Diell dhe temperatura deri në 22 gradë.

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 04°C në 12°C, në zonat e ulëta nga 13°C në 20°C dhe në zonat bregdetare nga 15°C në 22°C.

Era do të fryjë në drejtim Jugor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3 ballë.

Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm. Temperaturat do të pësojnë një rritje lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 04°C në 10°C dhe në zonat e ulëta nga 06°C në 14°C.