Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime vranësirash deri të dendura, si dhe me intervale kthjellimi.
Në orët e drekës deri në ato të pasdites, parashikohen edhe reshje shiu me intensitet të ulët përgjatë relieveve kodrinore-malore të territorit shqiptar, lokalisht reshje në formën e shtrëngatave afatshkurtëra.
Pas orëve të pasdites vonë, moti parashikohet i kthjellët me vranësira të pakta kalimtare.
Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim e me shpejtësi mesatare deri 8m/sek. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Shkodër 18/29 Diell re shi
Kukës 11/26 Diell re shi
Lezhë 17/28 Diell re shi
Dibër 12/26 Diell re shi
Durrës 18/28 Diell re
Tiranë 19/28 Diell re shi
Elbasan 16/28 Diell re shi
Berat 15/30 Diell re shi
Vlorë 18/29 Diell re shi
Korçë 11/25 Diell re shi
Gjirokastër 13/30 Diell re shi
Sarandë 16/28 Diell re shi