Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, çadrat me vete!

Shërbimi Metetorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e sotme, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme e të lagështa.

Moti parashikohet me alternime vranësirash deri të dendura. Po ashtu ka reshje shiu me intensitet të ulët e mesatar në pjesën bregdetare, ndërsa në zonat malore në 300-600 metër lartësi ka reshje bore me intensitet të ulët. Në zonat luginore në orët e para të mëngjesit pati mjegull të dendur/ mjegullinë e shikim të reduktuar. Po ashtu, raportohen ngrica të forta përgjatë akseve rrugore në relievet malore të territorit.

Era do të fryjë në drejtimin perëndim-veriperëndim me shpejtësi mesatare nga  1-7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zona luginore, era është me shpejtësi nga 8 deri në 10 m/s. Valëzimi në dete rezulton i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër

4/13

Re shi

Kukës

2/6

Re shi bore

Lezhë

3/13

Re shi

Dibër

-0/10

Re bore

Durrës

5/15

Re shi

Tiranë

4/14

Re shi

Elbasan

3/14

Re shi

Berat

1/15

Re shi

Vlorë

6/14

Re shi

Korçë

-2/6

Re bore

Gjirokastër

-1/13

Re shi

Sarandë

6/15

Re shi