Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, e hënë 5 qershor 2023!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me alternime vranësirash deri të dendura e me kthjellime. Reshjet e shiut do të bëhen prezente në orët e drekës deri në ato të pasdites vonë, ndërsa do të jenë me intenistet të ulët përgjatë relieveve kodrinore-malore të territorit shqiptar.

Parashikohen lokalisht reshje në formën e shtrëngatave afatshkurtëra.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim, me shpejtësi mesatare deri 8m/sek. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër
19/30
Diell re shi

Kukës
16/27
Diell re shi

Lezhë
19/30
Diell re

Dibër
13/26
Diell re shi

Durrës
20/31
Diell re

Tiranë
19/31
Diell re shi

Elbasan
18/32
Diell re shi

Berat
17/31
Diell re shi

Vlorë
19/30
Diell re shi

Korçë
10/25
Diell re shi

Gjirokastër
11/29
Diell re shi

Sarandë
17/30
Diell re shi