Celebrities Gossip Showbiz

“Paratë nuk më bënë…”, Capital T ka disa fjalë për të gjithë!

Nuk ka asnjë dyshim që Capital T është një ndër reperët më të talentuar dhe gjithashtu më të dashur të publikut shqiptar por jo vetëm. Një nga artistët që nuk ka ndalur kurrë së sjelli projekte të reja dhe muzikë të mirë për të gjithë dëgjuesit. Capital T di mirë se si të eksperimentojë në stile dhe zhanre të ndryshme duke sjellë përherë vetëm më të mirën dhe që nuk gabon kurrë me publikimet e tij.

Artisti gjithashtu është mjaft aktiv në rrjete sociale dhe vetëm pak më parë ka ndarë me ndjekësit e tij disa fjalë me anë të cilave reperi ka dashur të flasë për veten e tij. Në një postim në Instastory Kapo ka shkruar:

Paratë nuk më bënë kurrë mua, ato ditë të këqija më bënë

 

Para pak kohësh Kapo shijoi pushimet në Dubai dhe këtë na e ka treguar vetë artisti përmes fotove dhe videove në rrjete sociale. Këto postime sidomos fotoja e tij i veshur si sheik ka marrë shumë vëmendjen e të gjithëve. Artisti arriti ta kthej vëmendjen pasi postoi një video teksa shëtit një tigër të bardhë. Diçka që askush prej reperave nuk e ka bërë më parë.

Artisti ka postuar në Instastory të gjitha albumet e tij muzikor që prej fillimit të karrierës së tij, që deri më tani numërohen 5 : “KAPO”  “SLUMDOG MILLIONAIRE”, “WINTER IS HERE”, “SKULPTURE”, “HEART BROKEN KIDS”, të cilat kanë pasur shumë sukses. Me këtë rast Kapo ka lajmëruar se së shpejti do të publikojë edhe albumin e ti të 6-të, i cili nuk ka përfunduar akoma pasi është ende duke punuar për të.