Celebrities Pardon My French Showbiz

“Pardon My French” mbyll sot një tjetër sezon të suksesshëm me një super episod për të mos u humbur!

Një emision ku si asnjëherë më parë mendimet dhe fjalët vijnë si në jetë, të pacensuruara…Mirë, ndoshta pak të censuruara. “Pardon my French” nga Jonida Aliçkolli dhe Elona Duro të cilat e vetmja gjë që nuk dinë të bëjnë është të flasin frengjisht!

Nuk kanë munguar të ftuarit në studio, diskutimet mbi tema të ndryshme në mënyrën më të ‘zhveshur’, si dhe muzika më e bukur e momentit.

Lajmet më të bujshme rreth showbiz-it shqiptar dhe të huaj kanë qenë në qendër të vëmendjes së Elonës dhe Jonidës, jo vetëm për t’i sjellë dhe komentuar ato, por edhe për të thënë disa të vërteta e për të përgënjështruar disa nga lajmet e rreme.

Ndërkohë, personazhet më ‘in’ të momentin, vip-at dhe personazhet publike më të komentuar kanë qenë të pranishëm në “Pardon My French” për t’u intervistuar nga Jonida dhe Elona, teksa janë vënë në momente të sikletshme në disa prej pyetjeve ‘pa doreza’ të vajzave, por edhe na kanë zbuluar të pathënat e tyre ekskluzivisht për TAR.

Nuk u ndamë në mënyrë të paqtë. U zumë normalisht. Por pas asaj kohe kemi folur me njëri-tjetrin. Nuk i mbaj mëri. Erioni vuri disa gjëra sipër meje…

Mikela Pupa

Mos harroni të na ndiqni sot nga ora 18:00 deri në orën 20:00 në Top Albania Radio me episodin përmbyllës të sezonit. Një super episod, shumë premtues me dy të ftuar specialë, si Xheraldina dhe Agron Vula, prindërit e artistit shumë të dashur Ledri Vula.