Celebrities

“Pardon My French” sjell në studio reperin Kidda në një intervistë si asnjë tjetër

Hiti i tij i padiskutueshëm “Malli” ishte një ndër këngët më të dëgjuara të verës që lamë pas por që vazhdon të dëgjohet e pëlqehet shumë. Që prej lançimit në muajin Korrik e deri tani kjo këngë është një prej më të votuarave në klasifikimin e 100 këngëve moderne shqiptare.

Siç e keni mësuar edhe nga titulli i këtij artikulli, sot në studion e “Pardon My French” do të jetë reperi i famshëm Kidda i cili do të bëhet pjesë e një interviste ndryshe nga ato të zakoshmet.

Këtë mbrëmje, në emisionin e cilësuar ‘pa censurë’ të Top Albania Radios vjen në 11 minuta të plota reperi i talentuar i cili ka shumë për të treguar rreth fëmijërisë së tij. Ai do të kthehet pas në kohë duke hapur kutinë e kujtimeve për të na rrëfyer detaje nga mosha e tij e hershme të cilat as fansat më të zjarrtë nuk kanë arritur dot që t’ja zbulojnë.

Sakaq, do të zbulohen detaje rreth projekteve të tij muzikore, të reja dhe ato që kanë qenë më të suksesshme prandaj mos e humbisni “Pardon My French” në orën 18:00 me Jonidën dhe Kejvin. Folësit tanë kanë edhe plot surpriza të tjera për ta bërë mbrëmjen tuaj edhe më të bukur.