Celebrities Gossip Showbiz

Paris Hilton jep bekimin e saj për romancën e re të Kim Kardashian me Pete Davidson!

Së fundmi modelja miliardere Paris Hilton ka shprehur mbështetjen për lidhjen e re të shoqes së saj të ngushtë Kim Kardashian me aktorin Pete Devidson. Ajo ka shprehur gjatë një interviste me ‘Access Hollywood’ se:

Më vjen shumë mirë që e shoh kaq të lumtur. Ajo duket kaq e bukur dhe e qeshur dhe mendoj se ata janë shumë të lezetshëm bashkë.

40-vjeçarja vlerësoi aftësitë e aktorit për të bërë humor të mirë dhe tha se djemtë që të bëjnë për të qeshur janë të mrekullueshëm. Çifti më i ri i Hollywood-it kanë preferuar ta mbajnë romancën e tyre larg syve të publikut por kjo nuk i pengon aspak fansat të flasin për lidhjen e tyre sa herë iu jepet mundësia. Kardashian rikujtojmë se ishte e pranishme teksa Hilton u martua me të dashurin e saj në ceremoninë e organizuar në nëntor. Sjellim në vëmendje se bukuroshet janë mikesha prej vitesh.

Një burim, i cili e përshkroi dasmën si një festë intime me Paris. familjen dhe miqtë më të ngushtë të Carter, thotë se Kim luajti një rol të rëndësishëm në dasmën e saj. Ndërkohë, ka qarkulluar edhe një foto e përbashkët e dy bukurosheve, ku duket qartë se Kim po e ndihmonte Paris me fustanin e saj.

Kimi kishte një bisedë të ëmbël me Paris dhe e ndihmoi me veshjen e saj.

Kur Paris pozonte për foto me fustanin e saj Oscar de la Renta, Kim ishte duke ndihmuar trashëgimtaren e suksesshme të rregullonte vellon e saj në mënyrë që çdo gjë të ishte e përsosur në foto.