Celebrities Gossip Music Showbiz

Paris Hilton mesa duket di si t’i shijojë në maksimum pushimet me të fejuarin e saj!

Paris Hilton dhe i fejuari Carter Reum janë duke shijuar pushimet e tyre në Korsikë. Dyshja janë fotografuar teksa po kalonin momente shumë të bukura më njëri-tjetrin. Paris Hilton ka marrë propozimin e saj të katërt për martesë dhe këtë ajo e ndau edhe me fansat e saj nëpërmjet një postimi që ajo bëri në Insragram në muajin shkurt. Teksa po shijonin pushimet e tyre, Hiloton dhe Reum kanë shkëmbyer një puthje pasionante teksa ishin duke qendruar krahë për krahë dhe të përqafuar më njëri-tjetrin, në jahtin e tyre luksoz në Sardenjë.

Throes of passion: The lovebirds were definitely enjoying their majorly loved up holiday

Trashëgimtarja e famshme bëri një postim para disa ditësh në Instagram me mbishkrimin:

Kapitenia Paris në Parajsë

Paris Hilton dhe bashkëshorti i saj i ardhshëm shfaqen më të dashuruar se kurrë. Ylli i “Simple Life” po mundohet t’i shijojë në maksimum edhe ditët e fundit të verës. Ajo dhe i fejuari i saj janë duke planifikuar edhe dasmën e tyre.

Two peas in a pod: The couple enjoyed being out on the water

Paris Hilton ka treguar se ajo ka disa plane ekstra për dasmën e saj. Duke e njohur yllin mesa duket gjithçka do të jetë luksoze. Ajo gjithashtu është shprehur se do të veshë 10 fustane nusërie. Deri tani planet duket se janë goxha madhështore.

Përsa i përket muzikës ajo iu ka premtuar fansave të saj se do të regjistrojë dhe do të publikojë më shumë këngë të reja së shpejti. Kujtojmë se në fillim të këtij muaji, Paris festoi 15 vjetorin e albumit të saj, për të cilin ajo tha se i kishte ndryshuar edhe jetën. Krahas kopertinës së albumit, ajo shkroi në Instagram:

Gëzuar 15 vjetorin albumit tim të parë në studio #Paris. Faleminderit të gjithëve që i kanë mbështetur këto këngë dhe vazhdoni t’i dëgjoni edhe sot!