Celebrities Fashion Gossip Showbiz

Paris Hilton nuk ngurron që të tregojë përgatitjet më të fundit nga dasma e saj!

Trashëgimtarja Paris Hilton dita-ditës po duket si një nuse e mrekullueshme dhe e mahnitshme që pritet të shkëlqejë. Bukuroshja ka postuar një video të re në rrjetin e saj social Instagram. Aty ajo ka treguar edhe anën e saj qesharake gjatë blerjes së fustaneve të nusërisë në trailerin e reality show-t të saj të ri ‘Paris in Love’, të publikuar të martën.

Teksa tundte një fustan nusërie të madh, 40-vjeçarja i prezantoji të gjithë fansat me një paraqitje të madhe, spektakolare dhe nuk e mbajti aspak të fshehtë sesi do të ngjajë si një nuse. Video e saj ishte një përmbledhje dhe një gjë shumë e bukur dhe interesnte që të gjithë fansat e saj e kanë pëlqyer jashtëzakonisht shumë dhe nuk kanë ngurruar që ti japin urimet më të përzemërta bukuroshes dhe partnerit të saj.

Rikujtojmë se së fundmi gjatë një konference të dhënë për shtyp, në Capitol Hill, trashëgimtarja e njohur Paris Hilton i ka bërë thirrje Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden dhe Kongresit që të ndërmarrin veprime kundër “industrisë së trazuar të adoleshentëve”. Gjithashtu ajo ka treguar se do të vazhdojë të jetë producente e një serie të re podcast-esh në stilin e dokumentarit që diskuton rreth anës së errët të të sjelljes së të rinjve, ‘Trapped In Treatment’.

Sipas një deklarate, podcast-i i ri i ‘iHeartRadio’ do të përqendrohet në demaskimin e një objekti të trajtimit të të rinjve, përmes përvojës dhe historive të të mbijetuarve të tij dhe abuzimit traumatizues në duart e rrëmbyesve të tyre.

Hilton u shfaq në Uashington DC, për të shpallur Aktin e Përgjegjësisë për Kujdesin e Fëmijëve. Asaj iu bashkuan ligjvënësit Ro Khanna dhe senatori Jeff Merkley, të cilët po bashkësponsorizojnë legjislacionin në fjalë.

Unë jam e bindur se ky projekt-ligj do të krijojë një botë ku të gjithë të rinjtë kanë mbështetjen dhe mundësinë që u nevojiten për të shëruar, rigjallëruar dhe jo vetëm për të mbijetuar. Ky projektligj siguron të drejta që nuk më janë siguruar kurrë.