Botë e Çuditshme Design

Parku më i madh i lojërave në botë pritet të hapet së shpejti në këtë vend…

Më shumë se 4 kilometra katrorë, dy hotele, 7 “botë” të ndryshme dhe 37 struktura të ndryshme, secila e dedikuar personazheve më të dashur të fëmijëve, por jo vetëm, nga Harry Potter tek Jurassic Park dhe Kung Fu Panda. Bëhet fjalë për “Universal Studios” dhe “Universal City Walk” në Pekin, kryeqytetin kinez. Parku i lojërave i pestë i kompanisë kinematografike amerikane, i pari në Azi, struktura në Kinë premton të jetë edhe parku tematik më i madh në botë.

Parku parashikohet të hapet zyrtarisht më 20 shtator, gjatë festave tradicionale kineze të mesit të vjeshtës, nga më të ndjekurat. Sipas autoriteteve dhe vetë Universal, hapja e parkut do të shtojë ndjeshëm turizmin në Pekin, duke i shtuar kryeqytetit një destinacion unik për të rinjtë që i mungonte deri më tani, duke parë edhe raportet që tregojnë për një rikthim të trafikut ajror me qëllim turistik brenda vitit.

Me siguri, kantieri i madh ka lehtësuar papunësinë, nga momenti që në qytetet Universal Studios i ka dhënë punë rreth 10 mijë punëtorëve vetëm për ndërtimin.

Ka një valë pozitiviteti, argëtimi dhe harmonie edhe pas asaj situate që përfshiu të gjithë globin. Gjërat po shkëlqejnë në industrinë e dizajnit. Në të gjithë botën, krijuesit po shkojnë më shumë drejt ngjyrave dhe modeleve të guximshme.

Pikturat murale dhe instalimet e ndryshme, qoftë edhe ambientet e reja që krijohen janë shumë larg estetikës së përmbajtur, minimaliste që ka dominuar për shumë kohë, në shumë vende kohët e fundit.

Rikujtojmë, artisten nga Afganistani, Shamsia Hassani, një piktore që konsiderohet si artistja e parë femër e rrugës e këtij vendi. Punimet e saj nuk tregojnë vetëm rolin e femrës në një shoqëri të dominuar nga meshkujt, por pasqyrojnë edhe luftën që ka rrënuar atdheun e saj.