Aktualitet

Parlamenti i jep “OK” ligjit të diskutueshëm në Australi!

Në Australi, Parlamenti i jep “OK”-ein ligjit të diskutueshëm që detyron Facebook-un e Google-in të paguajnë mediat vendase të paguajnë për përmbajtjen e lajmeve që publikojnë në platformat respektive. Prej rreth një viti, dy gjigantët i kanë rezistuar përpjekjeve të autoriteteve australiane për të adresuar çështjen e pabarazisë negociuese ndërmjet tyre e kompanive mediatike në Australi.

Në një deklaratë të përbashkët, shefi federal i thesarit, Josh Frydenberg dhe ministri i Komunikimit, Paul Fletcher, njoftuan se parlamenti miratoi legjislacionin që adreson pabarazinë e fuqisë negociuese midis bizneseve të medieve dhe platformave digjitale.

Në fillim të këtij muaji, Google “u dorëzua” dhe pranoi të negociojë. Ndërkaq, Facebook fillimisht tregoi muskujt me bllokimin që iu bëri përdoruesve në Australi për të parë apo ndarë përmbajtje të lajmeve në platformë. Por vetëm dy ditë më parë ndryshoi qëndrim duke i dhënë fund këtij bllokimi.