Sport

Partizani dhe Tirana premtojnë spektakël, zbardhen titullarët e derbit të kryeqytetit!

Vëmendja e të gjithë tifozëve është e fokusuar në kryeqytet, më saktësisht në “Air Albania”, ku në orën 19.00 do të ketë një përballje titanësh.

Luhet derbi Partizani-Tirana, si gjithmonë emocione, pritet sfidë e veçantë. Pak më parë janë publikuar edhe titullarët, me trajnerin Colella dhe homologun Orges Shehi që kanë ndarë mendjen për rreshtimet.

Partizani renditet në vendin e 3-të me 37 pikë. Në krahun tjetër, bardheblutë kryesojnë me 3 pikë më shumë.

PARTIZANI: Rexhepi, Atanaskoski, Sota, Telushi, Hadroj, Matondo, Rrapaj, Gueje, Murataj, Da Silva, Mba
Trajner: Xh. Kolela

TIRANA: Bekaj, Najdovski, Behiratçe, Lulaj, Përgjoni, Aleksi, Deliu, Haxhiu, Lushkja, Hasani, Patrik.
Trajner: O. Shehi