Lajmet e fundit Sport

Partizani inauguron stadiumin me fitore, Erzeni përmbys Teutën!

Derbi mes Teutës dhe Erzenit si dhe përballja speciale e Partizanit në stadiumin e ri ndaj Bylisit, mbyllën siparin e javës së 12-të të Superiores.

“Demat e Kuq” me triumfin ndaj Bylisit 2-1 kanë barazuar në renditje Tiranën , që nuk shkoi më shumë se barazimi ndaj Vllaznisë ditën e diel. Ndërkohë në krahun tjetër Erzeni vazhdon të suprizojë, teksa po konfirmohet si “Hirushja” e kampionatit. Shijakasit mposhtën me përmbysje Teutën 1-2 , duke u konsoliduar në vendin e tretë. Për sa i përket fundit të tabelës, ajo mbyllet nga durrsakët e Shkëmbit me vetëm 8 pikë.

Ecuri zhgënjyese edhe për Kukësin që mban vendin e 8-të me 12 pikë. Performancë mjaft e mirë për Egnatian e Duros që mban vendin e pestë me 18 pikë në 12 ndeshje: