Celebrities Gossip Showbiz

Partneri i Afërdita Dreshaj e surprizon bukuroshen në mënyrën më të bukur!

Afërdita Dreshaj prej kohësh tanimë ushtron profesionin e saj si modele në Amerikë ku dhe ka krijuar familje me partnerin e saj, Jakub Kindl i cili është një hokeist i njohur. Çifti u bënë prindër për herë të parë në mars të këtij viti. Afërdita dhe Jakub u bekuan me një djalë, të cilin e pagëzuan me emrin Sky.

Bukuroshja nuk ngurron të ndajë momente në rrjete sociale me partnerin e saj dhe së fundmi na i ka bërë ‘sytë zemra’ me një Instastory ku na ka treguar se si e pret partneri i saj në një ditë të zakonshme. Me një tufë plot me lule shumëngjyrëshe mbi tavolinë, krahas modelja ka shkruar:

Erdha në shtëpi dhe gjeta këtë. Të dua zemra ime

Afërdita së bashku me partnerin e saj së fundmi morën një vendim shumë të rëndësishëm duke u zhvendosur nga Amerika në Republikën Çeke. Kjo zhvendosje e familjes ndodhi për shkak të transferimit të Jakub-it në një ekip europian.

Me anë të një ‘bisede online’ ku Afërdita i është përgjigjur pyetjeve të disa prej tyre, ajo ka treguar pak nga planet e së ardhmes për të zgjeruar familjen. Teksa, është pyetur nëse po planifikon të ketë një fëmijë tjetër, ajo ka drejtuar kamerën nga djali i saj, Sky i cili po luante me të atin në ato momente dhe e pyet se sa motra apo vëllezër dëshiron ketë.