Celebrities Gossip Showbiz

Pas 10 vitesh, dyshja e njohur italiane i japin fund martesës!

Së fundmi, prezantuesja e njohur italiane Michelle Hunziker dhe sipërmarrësi italian Tomaso Trussardi i kanë dhënë fund martesës së tyre pas 10 vitesh. Me anë një deklaratë për shtyp Michelle Hunziker e Tomaso Trussardi kanë zyrtarizuar ndarjen e tyre. Dyshja kanë deklaruar se:

Pas 10 vitesh bashkë, ne kemi vendosur të ndryshojmë planet e jetës tonë. Jemi të përkushtuar të ndjekim rrugën e rritjes së vajzave tona të mrekullueshme, me dashuri dhe miqësi për njëri-tjetrin. Ndarja do të mbetet një çështje e jona dhe private. Nuk do të ketë komente të mëtejshme në lidhje me këtë temë për të ruajtur privatësinë e familjes tonë.

Arsyet e krizës ende nuk dihen, megjithëse prej disa kohësh ndjekësit kishin vënë re një ndarje të çiftit sepse prej kohësh nuk kishin publikuar asnjë postim së bashku në rrjetin social Instagram dhe festat e fundit të Krishtlindjeve i kaluan veçmas.