Bota Lifestyle

Pas 2 vitesh mungesë të rinjtë britanikë i rikthehen “avazit”, festa e fundit e tyre vjen jo pa një qëllim!

Janë rikthyer sërish festat e “shthurura” të të rinjve britanikë. Mbrëmjen e djeshme ata kanë mbushur klubet e natës për të festuar Ditën e Shën Patrikut. Festuesit kishin zgjedhur veshjet e tyre më të bukura me ngjyrë të gjelbër teksa dolën në Newcastle, Cheltenham dhe Nottingham.

Ata janë fotografuar teksa qeshin dhe kërcejnë në rrugë, duke festuar ashtu siç vetëm ata dinë. “The Sun” shkruan se kjo është hera e parë që britanikët kanë dalë për këtë ditë të madhe, që kur vendi u mbyll për shkak të pandemisë së COVID-19 në vitin 2020.

Grupe miqsh shfrytëzuan maksimalisht lirinë e tyre, ku u panë vajza dhe djem të veshur me të brendshme, duke sfiduar njëkohësisht edhe temperaturat e ulëta. Matt Miller, pronari i ‘McGuinness Irish Pub’ tha se:

Fati i irlandezëve sot, apo jo? Kishim mot të përsosur, njerëzit po argëtohen jashtë. Njerëzit ndihen shumë më të sigurt dhe ka qenë një festë e pabesueshme irlandeze.

 

Përmes pandemisë, pronati i pub-it thotë se ata mësuan se ajo që ka vërtet rëndësi është familja dhe siguria.

Ju dashuroni më shumë dhe mendoni për miqtë dhe familjen tuaj më shumë. Ju shikoni se çfarë po ndodh me Ukrainën dhe ne në fakt, e quajmë këtë party një festë me një qëllim për mbledhjen e parave për të ndihmuar Ukrainën dhe shpresojmë se kjo do të ndihmojë sadopak.

Këtë javë pub-et irlandeze do të dhurojnë një pjesë të fitimeve të tyre dhe do të pranojnë donacione për ndihmë humanitare për Ukrainën.