Celebrities Gossip Showbiz

Pas 28 vitesh, rikthehen Pink Floyd!

Pink Floyd do të lansojë këngën e re “Hey Hey Rise Up”, muzikën e parë që ata kanë regjistruar së bashku që nga “The Division Bell” e vitit 1994. David Gilmour dhe Nick Mason u bashkuan me Guy Pratt dhe Nitin Saëhney në një regjistrim të fshehtë të mërkurën e kaluar. Kënga e re përmban vokal nga ylli ukrainas i rock-ut Andriy Khlyvnyuk, nga grupi “Boombox”, i cili la turneun e tij në SHBA për t’u kthyer në shtëpi për të luftuar për vendin e tij. Vokali i tij është marrë nga një postim në Instagram ku ai këndonte këngën e protestës së luftës “The Red Viburnum In The Meadow”, filmuar në sheshin Sofiyskaya të Kievit. Këngëtari dhe kitaristi Andriy bisedoi me David nga shtrati i tij i spitalit në Kiev, ku po trajtohet për plagët e marra.

Unë i luajta atij pak nga kënga në linjën telefonike dhe ai më dha bekimin e tij. Ne të dy shpresojmë të bëjmë diçka së bashku personalisht në të ardhmen.

David ka një nuse dhe nipër ukrainas, djali i tij Charlie është i martuar me Janina Pedan dhe çifti kanë dy vajza së bashku. David thotë:

Ne, si shumë të tjerë, kemi ndier tërbimin dhe zhgënjimin e këtij akti të ndyrë të një vendi demokratik të pavarur e paqësor që është pushtuar dhe që populli i tij është vrarë nga një prej fuqive më të mëdha të botës.

Duke folur për projektin ai shton:

Shpresoj që të ketë mbështetje dhe publicitet të gjerë. Ne duam të mbledhim fonde për bamirësi humanitare dhe të rrisim moralin. Ne duam të shprehim mbështetjen tonë për Ukrainën dhe në këtë mënyrë të tregojmë se shumica e botës mendon se është krejtësisht e gabuar që një superfuqi të pushtojë vendin e pavarur demokratik që është bërë Ukraina.