Politikë

Pas 30 vitesh, Gramoz Ruçi i jep lamtumirën politikës: 9 shtatori nuk më gjen mes jush!

Gramoz Ruçi tërhiqet përfundimisht nga politika pas 30 viteve në PS, teksa socialistëve i bashkohet vajza e të ndjerit Bashkim Fino, Megi. Me ketë mesazh, të ndryshimit të brezave, largimit të një gjenerate që dha çdo kontribut dhe të një brezi të ri me pritshmëri të mëdha, nisi Kongresi i PS-së.

Kur unë nisa rrugëtimin tim, 30 vjeçarët që janë në këtë kongres s’kishin lind akoma, kur nisa këtë rrugëtim, 5-vjeçarët e 91, janë këtu mes nesh. Tani kur do ta deklarojë këtë fund të kësaj maratone, unë zgjodha sot, se s’ka më mirë se 30 vjetori, që sot që kemi fituar mandatin e tretë, dhe që pas disa muajsh bëj 70 vjeç, se në 9 shtator nuk do të ushtroj më mandatin që më ka dhënë PS , dhe qytetarët dhe s’do kem ambicie për asnjë post politk, falenderoj më zemër ç’do socialist. Sa të më punojë mendja dhe zemra do ngelem me ju u shpreh Ruçi.

Ndër të tjera në fjalën e tij, ai kujtoi gjithë figurat kryesore të PS, nuk la pa falenderuar dhe presidentin Ilir Meta, të cilin pak ditë më parë mazhoranca e shkarkoi, ndërsa në kilipin e PS, ai u përfaqësua vetëm me një episod nga kaseta e të ndjerit Dritan Prifti.

Ai e falenderoi Metën duke përmendur emrat e parë që trokitën në derën e PS, ndërsa përshendeti edhe Fatos Nanon dhe sigurisht nuk harroi as kryeministrin Edi Rama.

Nano jemi shumë krenar për ty për shumë gjëra, se shumë kush i thotë vetes politika, po as kush as nga ne as kundërshtarët nuk thotë dot që ti s’je politikan, jemi krenar që të kemi pas kryetar për 14 vite, askush s’thotë dot që ti nuk je intelektual, siç thashë që në fillim që shumë socialistë janë përsekutuar , vetmë ti bërë 4 vite burg vetëm se ishe kryetari jonë. Mbi të gjitha ne përballuam dhe luftën e Kosovës, përherë të parë tejet të cilivizuiar në 2005 u pranua humbja dhe u dha dorëheqja e Nanos dhe këtë e bën vetëm një parti e civilizuar.

Në këtë ditë të rëndësishme, që festohet dhe 30-vjetori i kësaj force politike, nuk mungoi Fatos Nano, një nga figurat simbol të socialistëve i cili ishte i bindur se me Edin dhe bekimin e Zotit, socialistët do arrinin shumë, siç ishte dhe mandati i tretë radhazhi, teksa pati edhe një urim për ta “Qëllofshi gjithmonë në shenjë”.

Edi Rama, që vjen si në këtë 30-vjetor, si kryeministri i parë në histori që ka arritur që të marrë 3 mandate radhazi, duke lënë gjurmë edhe në historikun e PS-së, ka prezantuar pikat kryesore se si do të jetë qeverisja 2021-2025.

Mes lavdeve që thuri për Gramoz Ruçin, pas largimit të tij, kreu i qeverisë e vlerësoi për vendimin për t’u tërhequr nga politika duke e quajtur “art” e pikërisht shpreson që këtë veti ta ketë edhe ai pas disa vitesh. Rama ka njoftuar për krijimin e një institucioni të ri të quajtur Këshillimi Kombëtar për t’u dhënë zë qytetarëve që të shprehen për çështje madhore një herë në vit dhe takimi i parë do të zhvillohet në vjeshtë.

Ai ka paralajmëruar një metamorfozë në administratë, pa ngjyrime politike me studentët më të mirë brenda dhe jashtë vendit, e ndërsa theksoi se do të bëhet një fushatë 1 vjeçare për anëtarësimin e emrave të rinj një PS. Rama tha se kjo forcë politike nuk do të bëhet mbulesë as “për ministra e deputetë apo drejtora e shefa” nëse drejtësia e re do të kërkojë llogari prej tyre.

“Ik sqarohu para drejtësisë së re me avokatin tënd! Ky do të jetë qëndrimi ynë edhe më i prerë”, tha Rama.

Në mbyllje të fjalës së tij në Kongresin e Partisë Socialiste është ndalur edhe tek shpallja “non grata” e ish-kryeministrit Sali Berisha nga Departamenti i Shtetit. Me nota ironie ai u shpreh se PS nuk ka asnjë interes që të merret me atë që bën PD kundër DASH, referuar këtu gjyqit të hapur nga Berisha kundër Sekretarit të Shtetit Antony Blinken.

“Ç’na intereson ne se di apo nuk di Partia Demokratike ta lidhi kalin edhe në portën e Departamentit të Shtetit. Që të hingëllijë kali kundër narko-shtetit. Edhe në sallën e gjykatës së Parisit, që kali të dëshmojë, kundër Departamentit të Shtetit. Ç’punë kemi ne? Çfarë do mbjellësh do korrësh”, tha ndër të tjera Rama.