Celebrities Gossip Showbiz

Pas 41 vitesh miqësi kuptoi se e dashuronte, aktori Blair Underwood fejohet me miken e tij!

Aktori Blair Underwood është fejuar së fundmi me mikeshën e tij më të mirë me të cilën ka 41 vite shoqëri. 58-vjeçari ka zbuluar përmes rrjetit social Instagram se është fejuar me Josie Hart. Nëpërmjet një fotoje ku shfaqet krah gjysmës së tij, ai ka shkruar këto fjalë:

Personi më i mahnitshëm, brilant, i bukur, gazmor dhe mendjemprehtë që njoh, e cila vazhdimisht e jeton jetën me zë të lartë. E ardhmja është një vajzë e çmendur dhe e ndritshme. Askush nga ne nuk e di se ku do të na drejtojë Zoti në shtigjet tona. Ajo më ka mbështetur që para se të bëhesha aktor. Kur një miqësi 41-vjeçare të godet pas kokës dhe të lulëzon në romancë, ti ngrihesh, i kushton vëmendje dhe ecën përpara në shenjë mirënjohjeje.