Celebrities Gossip Love & Sex Showbiz

Pas 7 vitesh surprizon Charlize Theron, aktorja në një romancë me modelin super seksi!

Prej 7 vitesh, pas ndarjes me Sean Penn, aktorja e njohur Charlize Theron nuk ishte parë më me asnjë të dashur të ri. Por aktorja e famshme hollivudiane duket se tani po shijon sërish një lidhje romantike. I dashuri i saj i ri, sipas ‘US Weekly’, është modeli 45 vjeçar Gabriel Aubry, i njohur sidomos për marrëdhenien me Halle Berry, me të cilën ka dhe vajzën 14 vjeçare, Nahla.

Charlize nga ana tjetër ka dy vajza të adoptuara, Jackson, 10 vjeçe dhe August, 8 vjeçe. Edhe pse të dy ata kishin vite që njiheshin, burime pranë çiftit thanë se tanimë lidhja e tyre është e një natyre tjetër. Megjithatë, theksojnë se nuk është diçka serioze dhe asnjëri prej tyre nuk po nxiton ta shohë si të tillë. Aktorja ishte shprehur përpara disa kohësh tek ‘The Drew Barrymore Show’ se prej vitesh nuk takohej me asnjë mashkull, por thonte se nuk ndihej e vetmuar për shkak të përkushtimit si nënë ndaj fëmijeve te saj.

Rikujtojmë, se 46-vjeçarja është rikthyer për filmin e ardhshëm ‘Fast and Furious 10’. Përmes rrjetit social, Instagram, Charlize ndau fotot e para nga seti i ‘Fast X’, pjesa e 10-të e ekskluzivitetit ‘Fast & Furious’. Në të parën nga dy imazhet bardh e zi, Theron qëndron me krahët e saj të kryqëzuara ndërsa në të dytën, ajo qëndron mes disa anëtarëve të ekuipazhit, me sytë e mbyllur. 

Ndërkaq, kanë kaluar shtatë vjet që kur u publikua “Mad Max: Fury Road”, i cili triumfoi duke fituar 375 milionë dollarë në mbarë botën dhe 10 nominime për Oscars, me aktorë kryesorë Charlize Theron dhe Tom Hardy. Në librin “Blood, Sweat and Chrome: The Wild and True Story of Mad Max: Fury Road” nga Kyle Buchanan, shkruhet se Theron ndihej e kërcënuar nga Hardy, sa që kërkoi mbrojtje dhe akuzoi një nga producentët e filmit, Doug Mitchell, se e fali “sjelljen vërtet të keqe” të aktorit, thjesht sepse ai ishte burrë.